Rinumërimi nuk i ndryshon mandatet në Berat

Nga Exit News
Rinumërimi nuk i ndryshon mandatet në Berat

Rinumërimi i 114 kutive, i bërë pas kërkesës së LSI-së me vendim të KAS, u mbyll të premten pasdite dhe nuk arriti të ndryshojë shpërndarjen e mandateve në qarkun Berat.

Nga rinumërimi, Lëvizja Socialiste për Integrimi rifitoi vetëm 15 vota, ndërkohë që e humbi mandatin për një diferencë prej 77 votash me PS.

Dje, 20 maj  u numëruan 46 kuti voti mga 114 në total, nga ku LSI fitoi 3 vota më tepër.

Siç e kemi shpjeguar më parë, për të siguruar rillogaritje të mandateve, ajo duhet të grumbullonte të paktën 77 vota në favor të saj gjatë rinumërimit.

Palët mund të ankimojnë vendimin në Kolegjin Zgjedhor në Gjykaten Administrative të Apelit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>