Ambasada shqiptare në Itali ka njoftuar rregullat për udhëtimet drejt shtetit fqinj.
Qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Italisë duke kaluar nga Shqipëria duhet të firmosin një formular vetëdeklarimi ku pranojnë se nuk kanë qenë të infektuar me Covid-19 apo në karantinë.
Përmes formularit njerëzit deklarojnë se gjatë 48 orëve të fundit nuk kanë pasur kontakte të afërta me njerëz të kofirmuar si të infektuar me koronavirus.
Pasi mbërrijnë në Itali, qytetarët që vijnë nga Shqipëria duhet të njoftojnë organet përkatëse shëndetësore të zonës ku janë rezidentë, për t’i njoftuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Qytetarët janë të detyruar të qëndrojnë 14 ditë në karantinë në banesat e tyre pas mbërritjes në Itali.