Berisha rendit arsyet pse rritja e çmimeve nuk vjen nga kriza energjitike

Kriza energjitike e paralajmëruar nga kryeministri Rama është spekulim sipas ish-kryeministrit Berisha i cili akuzoi qeverinë për keqmenaxhim të hidrocentraleve dhe rritje të paarsyeshme të çmimeve. Shqipëria nuk mund të ketë krizë të shkaktuar nga ngritja e çmimeve të gazit në tregjet ndërkombëtare pasi vendi prodhon shumë pak energji nga gazi, sipas Berishës. Nga Gjirokastra,

Rama pakënaqësi ndaj BE-së, kërkon mbështetje për Ballkanin e Hapur

Ndërsa e kritikoi për politikën e zgjerimit dhe se ka “kyçur” Kosovën, Kryeministri Rama kërkoi nga Bashkimi Europian më shumë investime në Ballkanin Perëndimor, të mbështesë Ballkanin e Hapur dhe të mbështesë vendet e rajonit në raste urgjencash. Në samitin e BRDO Brijunit në Slloveni, Rama deklaroi para udhëheqsëve të vendeve anëtare të BE se

Raporti i BB: Borxhi publik do të rritet në 78.6%

“Borxhi publik në Shqipëri parashikohet të rritet në 78.6 përqind të PBB -së në vitin 2021, para se të bjerë gradualisht në periudhën afatmesme”, shkruan Banka Botërore në raportin e 2021 për rritjen ekonomike të botës pas pandemisë. Sipas raportit, ekonomia e vendit paraqitet kështu: PBB -ja ra me 4 përqind dhe qeveria krijoi borxh

Protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë: Nuk paguajmë shpenzimet e qeverisë

“Nuk mund të paguajmë shpenzimet e qeverisë. Qeveria të ndërhyjë çmimet e larta. Kjo është protestë ekonomike, partitë të qendrojnë larg”, u shprehën protestuesit të mërkurër, kundër rritjes së çmimit të energjisë. Protesta u organizua nga shoqëria civile përmes një njoftimi në Facebook, pas paralajmërimit të Kryeministrit Rama për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Vuçiç dhe Kurti takohen në samitin e Ballkanit

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri Kosovar Albin Kurti u takuan të mërkurën në samitin BE-Ballkan Perëndimor. Takimi u organizua nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti françez Macron. Pas takimit, Vuçiç u shpreh se “pa i zgjidhur çështjet me Prishtinën, Serbia nuk do të jetë në gjendje që t’i bashkohet BE-së”. Ai njoftoi se ne

Udhëheqësit e BE-së nuk japin datë për anëtarësimet e reja

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe Ursula von Der Leyen shprehën mbështetjen e tyre për zgjerimin e BE-së por nuk dhanë asnjë datë për nisjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas përfundimit të takimit BE-Ballkan Perëndimor në Brdo, të mërkurën, Presidenti Michel renditi 5 pikat kryesore për marërdhënien e ardhshme mes

Prokurorët kontrrollojnë zyrën e kancelarit austriak Kurz

Prokurorët austriakë kontrolluan zyrat e partisë konservatore të kancelarit Sebastian Kurz dhe disa nga ndihmësit e tij më të afërt të mërkurën për dyshim për korrupsion për pagesat shtetërore për reklamat në gazeta. Hetimet ndaj Kurz nisën në maj, nën dyshimin për dëshmi të rreme. Partia Popullore (OVP) ka akuzuar në mënyrë të përsëritur prokurorët

Bullgaria paraqet 3 kërkesat e saj për Maqedoninë e Veriut

Në samitin e Ballkanit Perëndimor në Brdo, Slloveni, Presidenti bullgar Rumen Radev i tha kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev se “fshirja delikate” e identitetit bullgar në vendin fqinj duhet të ndalet para se Bullgaria të heqë veton e saj mbi negociatat e pranimit të Shkupit në BE. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut po

Qeveria planifikon rimbursimin e çmimit të energjisë për familjet dhe bisneset e vogla

Qeveria po planifikon të rimbursojë qytetarët dhe bizneset e vogla për rritjen e çmimit të energjisë. Kështu u shpreh Zëvëndeëskryeministri Arben Ahmetaj, pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën. “Paketa specifike do të lancohet nga kryeministri në ditët që vijnë, [..] që do të jetë mbështetëse për familjarët dhe sipërmarrjen e vogël”, u shpreh Ahmetaj. Rama

Rama për El Pais: Asnjë pritshmëri nga BE-ja, ka problemet e veta

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një intervistë për të përditshmen spanjolle “El Pais” se nuk ka asnjë pritshmëri nga Samiti i Sllovenisë dhe BE-ja, pasi kjo e fundit ka problemet e veta të brendshme. “Kemi mësuar rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë, sepse kemi parë që Evropa nuk është në një moment shumë

16789103 251