Sekretari amerikan i Mbrojtjes kundër Trumpit: Shpërthimi në Beirut, aksident

Nga Exit News
Sekretari amerikan i Mbrojtjes kundër Trumpit: Shpërthimi në Beirut, aksident

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper mendon se shpërthimi në Beirut, që i ka marrë jetën më shumë se 135 personave dhe ka plagosur mbi 5 mijë të tjerë, ka gjasa të jetë vetëm një aksident.

Me këtë deklaratë ai kundërshtoi presindentit Trump, i cili ka deklaruar se ‘shpërthimi duket si një sulm’ dhe se ‘të njëjtin mendim ndajnë dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë’.

Sekretari i Mbrojtjes tha se SHBA-të ende po mbledhin informacion mbi ngjarjen, por deri tani shumica e ekspertëve mendojnë se “ka qenë aksident, ashtu sikurse është raportuar”.

Deri më tani për shpërthimin e 4 gushtit në Beirut, dihen pak të dhëna zyrtare.

Burimi i shpërthimit aktualisht është i paqartë, por sipas informacioneve zyrtare në depon ku ka ndodhur shpërthimi ka pasur të ruajtur mbi 2700 ton nitrat amoni që ka nxitur shpërthimin.

Siç Exit News ka shpjeguar këtu, nitrati i amonit është shumë shpërthyes kur bie në kontakt me zjarrin – dhe kur shpërthen, mund të lëshojë gazra toksikë, përfshirë oksidet e azotit dhe gazin e amoniakut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>