Sekretari i DASH Blinken bisedon me Kurtin për strehimin e afganëve

Nga Exit News
Sekretari i DASH Blinken bisedon me Kurtin për strehimin e afganëve

Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli sot me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të falënderuar Kosovën për marrëveshjen e saj për të strehuar përkohësisht individë në rrezik nga Afganistani, njoftoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price, të hënën.

“Mbështetja e palëkundur humanitare e Kosovës gjatë këtij tranzicioni është një dëshmi e gatishmërisë dhe kapacitetit të saj për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale.

Sekretari Blinken dhe Kryeministri Kurti vunë në dukje partneritetin e gjatë midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe përsëritën angazhimin e tyre për të koordinuar ngushtë në prioritetet e përbashkëta”, vazhdon deklarata për shtyp e DASH.

Kosova strehon aktualisht 683 shtetas afganë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>