Turku Selami Simsek kërkon azil: Në Turqi më rrezikohet jeta

Turku Selami Simsek kërkon azil: Në Turqi më rrezikohet jeta

Televizioni “News24” ka publikuar sot kërkesën për azil politik të shtetasit turk Selami Simsek.

Këtë kërkesë e paraqes pranë zyrës së Kufirit dhe Migracionit Tiranë, që të fillojë procedura në emrin tim sa më shpejt të jetë e mundur, për azil. Këtë kërkesë e paraqes për shkak se në Turqi, shteti mendon që unë jam anëtar i Lëvizjes Gulen, dhe mendoj se atje mund t’i nënshtrohem veprimeve keqtrajtuese”, shkruan Simseku në letrën drejtuar Zyrës shqiptare të Emigracionit.

Simseku është arrestuar në të njëjtën ditë me Harun Çelik, mësuesin e dëbuar nga Shqipëria pak javë më parë, në përpjekje për të udhëtuar me vizë false, tranzit, nga Rinasi drejt Kanadasë. Mirëpo çështja e tyre është ndarë.

Kërkesa e publikuar nga News24 tregon se dëbimi i Harun Çelik është bërë për t’i shërbyer Erdoganit, duke rrezikuar edhe jetën e personit.

Çeliku u dënua me 5 muaj burg dhe pas shlyerjes së dënimit u dërgua në Turqi, pavarësisht se kishte kërkuar azil politik. Në 13 janar 2019, gjykata pranoi gjykim të shkurtuar për Simsekun. Seanca e radhës do të zhvillohet me 27 janar.

Avokati i Çelikut, Alban Bengasi tha se nuk i është komunikuar ende zyrtarisht procedura që ndoqi shteti shqiptar për dëbimin e Çelikut, më 1 janar drejt Turqisë. Zoti Bengasi tha se për këtë i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme informacione zyrtare. Me të mbërritur në Turqi, Harun Çelik u përball me akuzat e pjesëmarrjes në organizatën e Gülen dhe u arrestua.

Mediat turke e raportuan si operacion të shërbimeve sekrete turke, ndërsa deri më sot autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë asnjë shpjegim.

Vendimi i shtetit shqiptar për dëbimin e Çelikut është quajtur nga Këshilli i Europës si shkelje e të drejtave të njeriut. Eurodeputetja rumune, Ramona Strugariu, po ashtu, i ka kërkuar shtetit shqiptar të bëjë transparent procedurat që u ndoqën për dërgimin e Çelikut në Turqi.

Ndërsa, Delegacioni i BE-së në Tiranë pohoi për Exit News se qeveria shqiptare duhet të ndjekë procedurat ligjore dhe detyrimet ndërkombëtare në lidhje me dëbimin e shtetasit turk Harun Çelik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>