Senati amerikan votoi kundër një kërkese të republikanëve për të ndalur gjyqin ndaj ish-presidentit Trump.
Senatori republikan, Rand Paul, kërkoi hedhjen në votë të kushtetutshmërisë së zhvillimit të gjyqit, në një kohë që Trump nuk është më president.
Megjithatë Senati votoi pro hapjes së procesit ndaj Trump. Pesë senatorë republikanë e mbështetën këtë vendim.
Ish-presidenti është akuzuar nga Dhoma e Përfaqësuesve për përfshirje në trazirat e Kapitolit.
Për të shpallur fajtor ish-presidentin duhet që të paktën 17 republikanë në Senat të votojnë bashkë me gjithë bllokun e demokratëve.