SHÇBA: Polici që ekzekutoi 25-vjeçarin ka kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme

Nga Exit News
SHÇBA: Polici që ekzekutoi 25-vjeçarin ka kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme

Efektivi i policisë që qëlloi dhe vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha, ka shkelur ligjin sipas Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Në një njoftim për mediat, SHÇBA sqaron se nga hetimet paraprake është dalë në përfundimin se dyshohet se veprimet e punonjësit të Policisë bien në kundërshtim me procedurat standarde të përdorimit të armëve të zjarrit.

Nga hetimet paraprake është konkluduar se dyshohet se veprimet e punonjësit të Policisë N.H., bien në kundërshim me procedurat standarde të përdorimit të armëve të zjarrit. Ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme.”, shkruhet në njoftimin e SHÇBA-së.

25 vjeçari Klodian Rasha është ekzekutuar nga policia, rreth orës 01:45 pas mesnate për shkak se nuk iu bind urdhërit të tyre për të ndaluar.

Në detajet e ngjarjes, SHÇBA thotë se nga hetimi paraprak rezulton se polici qëlloi ndaj të riut pasi nuk kishte mundur ta kapte dhe ta prangoste.

Pranë vendit të ngjarjes, në një nga rrugicat ku ka kaluar viktima gjatë ndjekjes nga punonjësit e Policisë, është gjetur një armë zjarri që mendohet se i përkiste 25-vjeçarit.

Hetimet në lidhje me këtë ngjarje vazhdojnë, ndërkohë që polici është arrestuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>