Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj akuzoi të mërkurën kryeministrin Edi Rama se i gënjeu qytetarët kur premtoi se do të kishte një paketë të tretë ndihme ekonomike për të përballuar krizën e Covid-19.
Në një postim në Facebook, Shehaj ka postuar videon me premtimin e Ramës për paketën e 3-të të ndihmës ekonomike, bërë publikisht në 13 prill.
Por në emisionin Opinion të 4 qershorit, Rama tha se nuk do të ketë një paketë të tretë ndihme dhe se këtë gjë ai se ka premtur kurrë.
Tani që kriza ekonomike po thellohet, Edi Rama jo vetëm nuk ka ndërmend t’u vijë në ndihmë as bizneseve e as qytetarëve, por gënjen se nuk ka premtuar një paketë të tretë, me të cilën gjoja do të ndihmonte familjet në nevojë dhe turizmin. RAMAVIRUSI i braktisi shqiptarët në ditët e tyre më të vështira. Sot bizneset po falimentojnë, papunësia po rritet dhe, po ashtu, edhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm për fëmijët e tyre. RAMAVIRUSI po shkatërron ekonominë dhe po e zhyt vëndin në një krizë të rrezikshme ekonomike, pasi paratë e buxhetit, edhe gjatë pandemisë, shkuan për tendera sekrete dhe jo për njerëzit në nevojë.Bizneset shqiptare janë duke u shkatërruar, ndërsa bizneset e Ramës janë duke lulëzuar! Bizneset shqiptare po shkatërrohen çdo ditë, ndërsa oligarkët e Ramës janë duke ndërtuar kulla çdo ditë!Ky realitet i dhimbshëm duhet të ndryshojë sa më parë!
Gepostet von Agron Shehaj am Mittwoch, 10. Juni 2020
Zoti Shehaj akuzoi Ramën se me braktisje dhe harresën ndaj biznesit dhe qytetarëve po e zhyt vendin në një krizë të rrezikshme ekonomike.
Ai tha se paratë e buxhetit, edhe gjatë pandemisë, shkuan për tendera sekrete dhe jo për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët në nevojë.
Duke theksuar nevojën për të ndryshuar sa më parë këtë realitet, Shehaj tha se qeveria Rama ka shkatërruar bizneset e shqiptarëve të thjeshtë, për të fuqizuar oligarkët pranë tij:
“Bizneset shqiptare janë duke u shkatërruar, ndërsa bizneset e Ramës janë duke lulëzuar! Bizneset shqiptare po shkatërrohen çdo ditë, ndërsa oligarkët e Ramës janë duke ndërtuar kulla çdo ditë!
Ky realitet i dhimbshëm duhet të ndryshojë sa më parë!”