Shifra shqetësuese: mbi 27 mijë persona kanë hyrë nga Italia dhe Greqia dy javët e fundit

Nga Exit News
Shifra shqetësuese: mbi 27 mijë persona kanë hyrë nga Italia dhe Greqia dy javët e fundit

Rreth 27 mijë persona kanë hyrë në Shqipëri gjatë dy javëve të fundit, nga Italia dhe Greqia. Ky fakt është raportuar nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu. Exit News ka raportuar më herët se zakonisht në Shqipëri hyjnë çdo ditë rreth 1500-3000 persona nga Italia.

Të gjithë këta persona duhet të vetëkarantinohen me urdhër të qeverisë. Deri më tani, policia ka identifikuar dhe u ka kërkuar 150 personave të vetë-karantinohen.

Prej ditës së djeshme janë ngritur 70 pika kontrolli me qëllim identifikimin e qytetarëve, të cilët kanë udhëtuar drejt vendeve të prekura më COVID-2019. Sipas BalkanWeb, mbrëmjen e djeshme policia ka marrë të dhënat e qytetarëve të ndalur dhe i ka këshilluar ato të qëndrojnë në vetë-karantinë. Në rast se ata vazhdojnë sërish të lëvizin atëherë do të gjobiten.

Dje, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu propozoi gjobitjen me 5 mijë euro për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga Italia dhe Greqia dhe nuk zbatojnë urdhërin për vetëkarantinimit të detyrueshëm.

Kryeministri Rama paralajmëroi se kjo masë do të miratohet dhe informoi se qytetarët që gjobiten, në të ardhmen, nuk do të lejohen të dalin nga Shqipëria pa paguar gjobën.

Për t’u informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:

– 9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)

– Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)

– Kush dhe si duhet të vetë-karantinohet? (kliko këtu)

– Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)

– Të gjitha masat e qeverisë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit (kliko këtu)

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>