Shqiperia, marrëveshje për të marrë vaksinen kineze

Nga Exit News
Shqiperia, marrëveshje për të marrë vaksinen kineze

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje më një kompani turke për furnizimin me vaksinën kineze antiCovid.

TCH raporton se qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen me distributorin turk “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş.

Qeveria ka miratuar të martën edhe aktin normativ për të marrë vaksina antiCOVID nga Kina.

Sipas aktit , marrëveshja për furnizimin do bëhet ndërmjet ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Ndërkohë, 10 mijë dozat e vaksinës ruse Sputnik V, që mbërritën në vend të hënën, do të përdoren për të vaksinuar moshat +80.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>