Gjykata e Tiranës shtyu për të martën vendimin për masën e sigurisë ndaj të akuzuarit për vrasjen e Hekuran Billës, Viktor Marku.
Gjykata argumentoi se kërkon kohë për të vlerësuar procedurën e arrestin dhe dërgimit në Tiranë të Markut.
Viktor Marku u arrestua në Malin e Zi, ku tentoi të largohej prej andej me një identitet tjetër.
Ai është i dyshuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës, në 11 qershor te Komuna e Parisit.
Një ditë më parë Gjykata la në burg Sebastian Malin i akuzuar për vrasjen e Hekuran Billës më 11 qershor. Mali është nipi i Prel Markut të vrarë në Britani nga Billa, në 2006.