Duket se shumica parlamentare gjermane, CDU/CSU, do të ndalojë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në pavarsisht rekomandimit të Komisionit Evropian.
Sipas raportimit të disa mediave vendase, qëndrimi i shumicës parlamentare të Budestagut është se Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet kyçe për hapjen e negociatave.
Veçanërisht ajo:
- Nuk ka bërë përparime për zbatimin e reformës në drejtësi;
- Nuk ka bërë përparime në luftën kundër korrupsionit, krimit dhe drogës;
- Nuk ka bërë përparime në reformën zgjedhore;
- Nuk ka bërë përparime në procesin e dekriminalizimit.
Përfaqësuesi i CDU/SPU, Gunther Krichbaum, Kryetar i Komisionit të Bundestagut për Çështjet e BE-së, është sot në Shqipëri për t’i shpjeguar qeverisë dhe Kuvendit qëndrimin e shumicës parlamentare në Bundestag, i cili është institucioni vendim-marrës për hapjen ose jo të negociatave.
Ai ka planifikuar të mbajë një konferencë shtypi sot mbasdite për të bërë publik këtë qëndrim.