Studentët e Universitetit të Tiranës kërkojnë hapjen e auditorëve, minimalisht për një pjesë të mësimit.
Përmes një peticioni drejtuar kryeministrit dhe ministrisë së Arsimit, studentët kërkojnë që të paktën seminarët, praktikat dhe punët laboratorike të bëhen në universitete, pasi virtualisht është e pamundur që të bëhen.
Kërkesa e studentëve bazohet në një sondazh onlinë në portalin Studentët Denoncojnë, ku mbi 80 për qind kanë kërkuar që auditorët të hapen dhe mësimi të zhvillohen në respektim të masave të udhëzuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Ndryshe nga shkollat fillore dhe të mesme, universitetet vijojnë të jenë të mbyllura dhe studentët tashmë prej muajsh janë në mësim ‘online’ teksa ende nuk dihet se kur do të rikthehen në auditore.