TAP planifikon të investojë 400 milionë euro në Shqipëri për vitin 2017. Kështu deklaroi ditën e hënë Menaxheri i TAP për Shqipërinë Shkelqim Bozgo, për Top Channel. E njejta shumë prej 400 milionë euro pritet të investohet edhe në vitin 2018, për fazën përfundimtare të TAP.
Dy të tretat e punimeve për Gazësjellësin Trans Adriatik (TAP), sipas Agjensisë së Lajmeve Azeranews, kanë përfunduar. Deri më tani janë ndërtuar 500 kilometra nga 765 kilometra gjatësi rruge të TAP nga Greqia në Shqipëri.
Punimet në detin Adriatik do të fillojnë më 2018, ndërsa testimi i tubacioneve do të fillojë më 2019. Gazsjellësi me një kapacitet prej 10 bilionë metra kub gaz. Investimi i plotë për ndërtimin e TAP në Shqipëri është 1,5 miliardë euro investime të huaja.
TAP është pjesë e korridorit Jugor të Gazit dhe projekti më i rëndësishëm energjitik për BE-në. Ndërtimi i gazsjellësit do të furnizojë vendet e BE-së me gaz nga Azerbaxhani me qëllim uljen e importit të gazit nga Rusia.
TAP do të lidhet më gazsjellësin Trans—Anatolian (TANAP) në kufirin e Greqisë me Turqinë, më pas duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Detit Adriatik do të përfundojë në brigjet e Italisë së Jugut.
Aksionerët janë: BP (20 për qind), Kompania Shtetërore e Naftës e Azerbaxhanit (20 përqind), Kompania Italaine – Snam (20 përqind), Fluxys (19 përqind), Enagas (16 përqind) and Axpo (5 përqind).
TAP do të jetë 878 kilomentra i gjatë (Greqi —550 km; Shqipëri—215 km; Det Adriatik —105 km dhe Itali —8 km. Pika më e lartë do të jetë një mijë e tëtë qind metra në malet e Shqipërisë, ndërsa pika më e ulët do të jetë 820 metra nën detin Adriatik.