Turqia vlerëson pozitivisht raundin e bisedimeve me Greqinë

Nga Exit News
Turqia vlerëson pozitivisht raundin e bisedimeve me Greqinë

Bisedimet midis Turqisë dhe Greqisë për mosmarrëveshjet detare, të cilat rinisën të hënën pas një ndërprerje pesë-vjeçare, u zhvilluan në një atmosferë “shumë pozitive”, tha të mërkurën Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, raporton Reuters.

Turqia dhe Greqia mbajtën 60 raunde bisedimesh nga 2002 në 2016 për të adresuar mosmarrëveshjet mbi të drejtat e burimeve energjitike, pretendimet për ujërat në Mesdhe, hapësirën ajrore dhe statusin e disa ishujve të Egjeut.

Bisedimet rifilluan të hënën në Stamboll pas disa muaj tensionesh dhe kërkesash nga Bashkimi Evropian.

Duke folur në një konferencë shtypi në Ankara me homologun e tij irlandez, Cavusoglu tha se bisedimet ishin përqendruar në “çdo gjë që u diskutua në 60 raundet e para” dhe i kërkoi Greqisë të përmbahet ndaj “provokimeve” në një kohë kur Ankaraja po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me BE-në.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>