Universiteti i Tiranës diskutime për sezonin e provimeve, online apo në auditore

Nga Exit News
Universiteti i Tiranës diskutime për sezonin e provimeve, online apo në auditore

Universiteti i Tiranës ka nisur diskutimet për mënyrën se si do të zhvillohen provimet e sezonit të parë provimeve, online apo në auditorë.

UT ka hartuar një rregullore, e cila është dërguar në fakultete për konsultim dhe pritet të miratohet.

Rregullorja parashikon që për provimet do të bëhen online, me shkrim ose me gojë.

Për çdo provim online do të caktohen dy data të një pas njëshme, për t’i krijuar mundësi provimi dhe atyre studentëve, të cilët mund të kenë probleme shëndeti, familjare, të qasjes në internet ose të mosfunksionimit të pajisjeve eklektronike.

Të gjithë provimet online që do të zhvillohen me gojë, do të regjistrohen.

UT ka nisur diskutimet për sezonin e ri të provimeve, pasi javën e kaluar Komiteti i Ekspertëve vendosi që mësimi do të vazhdojë ‘online’.

Sipas një sondazhi nga portali ‘Studentët Denoncojnë’, mbi 80 për qind e studentëve kanë kërkuar që auditorët të hapen dhe mësimi të zhvillohen në respektim të masave të udhëzuara nga Ministria e Shëndetësisë. Ata i kanë dërguar edhe një peticion kryeministrit Rama dhe ministres Kushi për këtë fakt.

Por ministria nuk ka pranuar hapjen e auditorëve, duke sqaruar se javët e fundit ka pasur rritje të rasteve të infektimeve me Covid-19 tek të rinjtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>