Vaksina ruse Sputnik V duket se po fiton pranimin në Bashkimin Europian. Kjo pasoi kreu i autoritetit rregullator të Gjermanisë vlerësoi publikisht vaksinës e Covid-19.
Pas një marrëveshje Italia mund të bëhet vendi i parë Evropian që prodhon vaksinën nga vera.
Thomas Mertens, kreu i komisionit të Gjermanisë për vaksinimin, e përshkroi Sputnik V në një intervistë të mërkurën si “një vaksinë e mirë që me sa duket do të aprovohet edhe në BE në një moment të caktuar”.
“Shkencëtarët rusë janë shumë me përvojë me vaksinat,” tha Mertens.
Rusia tërhoqi kritika verën e kaluar kur miratoi Sputnik V për përdorim të gjerë, pasi kishte më pak se dy muaj që ishte testuar.
Rusia ka tregtuar në mënyrë “agresive” vaksinën e saj në vendet jo perëndimore.
Rusia po përballet me një situatë jo të mirë politike. Imazhi i saj është i “njollosur” për shkak të dënimit dhe protestave për opozitarin Alexei Navalny.
Por rezultatet e provave të botuara në Lancet në Shkurt të këtij viti, vlerësuan se vaksina është e sigurt dhe ofron rreth 92% mbrojtje kundër Covid-19.
Vaksina ruse po vlerësohet nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) por tashmë është porositur ose vënë në përdorim në disa vende të BE-së në Evropën Lindore.
Serbia ka nisur vaksinimin më Sputnik V, po ashtu dhe Maqedonia e Veriut.