Vaksina Sputnik V e Rusisë po pranohet në Europë

Nga Exit News
Vaksina Sputnik V e Rusisë po pranohet në Europë

Vaksina ruse Sputnik V duket se po fiton pranimin në Bashkimin Europian. Kjo pasoi  kreu i autoritetit rregullator të Gjermanisë vlerësoi publikisht vaksinës e  Covid-19.

Pas një marrëveshje Italia mund të bëhet vendi i parë Evropian që prodhon vaksinën nga vera.

Thomas Mertens, kreu i komisionit të Gjermanisë për vaksinimin, e përshkroi Sputnik V në një intervistë të mërkurën si “një vaksinë e mirë që me sa duket do të aprovohet edhe në BE në një moment të caktuar”.

“Shkencëtarët rusë janë shumë me përvojë me vaksinat,” tha Mertens.

Rusia tërhoqi kritika verën e kaluar kur miratoi Sputnik V për përdorim të gjerë, pasi kishte më pak se dy muaj që ishte testuar.

Rusia ka tregtuar në mënyrë “agresive” vaksinën e saj në vendet jo perëndimore.

Rusia po përballet me një situatë jo të mirë politike. Imazhi i saj është i “njollosur” për shkak të dënimit dhe protestave për opozitarin Alexei Navalny.

Por rezultatet e provave të botuara në Lancet në Shkurt të këtij viti, vlerësuan se vaksina është e sigurt dhe ofron rreth 92% mbrojtje kundër Covid-19.

Vaksina ruse po vlerësohet nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) por tashmë është porositur ose vënë në përdorim në disa vende të BE-së në Evropën Lindore.

Serbia ka nisur vaksinimin më Sputnik V, po ashtu dhe Maqedonia e Veriut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>