Varhelyi takim me zyrtarë të Ballkanit mbi shpërndarjen e vaksinave

Nga Exit News
Varhelyi takim me zyrtarë të Ballkanit mbi shpërndarjen e vaksinave

Komisioneri europian për zgjerimin, Oliver Varhelyi, njoftoi të premten, përmes një statusi në Twitter, se kishte zhvilluar një takim virtual me ministrat e jashtëm dhe të integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Ai bëri me dije se objekti i takimit ishte shpërndarja nga BE e vaksinave në këto vende.

Ne vazhdojmë të qëndrojmë pranë partnerëve tanë,” shkruan Varhelyi.

Në fund të marsit, kryeminsitri Rama njoftoi se BE do t’i dhurojë rajonit të Ballkanit Perëndimor 651 mijë doza të vaksinës Pfizer, të cilat priteshin të vinin së shpejti.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>