Eurokomisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi deklaroi të premten, se Bashkimi Europian do të ndihmojë Ballkanin Perëndimor në sigurimin e vaksinave anti-Covid.
Në një postim në Twitter, Varhelyi u shpreh:
“Vaksinat po shpëtojnë jetë. Ne vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ballkanit Perëndimor në luftën kundër pandemisë dhe po punojmë për të siguruar qasjen në vaksinat për të gjithë rajonin sa më shpejt të jetë e mundur.
Mbrojtja e shëndetit të njerëzve është një përparësi për të gjithë ne.
Të gjithë partnerët në rajon – përfshirë Beogradin dhe Prishtinën – duhet të punojnë së bashku për të ndihmuar përmes vaksinave.”
Deklarata e Varhelyit vjen një ditë pasi kryeministri Rama përsëriti pakënaqësitë ndaj Bashkimit Europian për lënien në harresë të Ballkanit Perëndimor gjatë shpërndarjes së vaksinave.
Rama e ka konsideruar “moralisht të pa justifikueshëm” vendimin e tyre lidhur me shpërndarjen e vaksinave vetëm në vendet e BE-së.