Zëvendës kryetari i LSI-së Petrit Vasili fajësoi qeverinë për mosmarrjen e masave të duhura për ndalimin e përhapjes së koronavirusit në vend.
Ai, në deklaraten për shtyp, sot, tha se qeveria duhet të testojë, gjurmojë, të ofrojë shërbimin ambulator dhe paketën e ilaçeve për të sëmurët në shtëpi. Vasili u shpreh se qeveria duhet të krijojë shërbime spitalore të veçanta, për të lehtësuar punën e dy spitaleve Covid.
Vendosja me detyrim e maskave, sipas Vasilit, është një masë e pamenduar që solli vetëm gjona.
“Pas një jave që ka filluar detyrimi i vendosjes së maskave. Kemi një rritje të numrit të rasteve me 50 përqind javën e fundit. Kjo masë vlejti vetëm për të vënë mijëra gjoba. Gjoba 3 mijë lek ëshët buka e gojës së familjes”.
Vasili u shpreh kundra përdorimit të maskës tekstile, duke thënë se nuk mjafton “një copë testili, për të të mbrojtur. Maska tekstile është hiç asgjë, një copë rreçkë pa vlerë”.
“Maskat shërbyen si maskë për të fshehur dështimin. Qeveria i fsheh milionat për tja dhënë inceneratorëve”, përfundoi Vasili.