Pavarësisht rritjes së kontrolleve të policisë shqiptare ditëve të fundit, vetingut të shpallur nga Ministri Xhafaj në polici, dhe “luftës së ashpër” që Kryeministri Rama i ka shpallur narkotrafikantëve, sasi të mëdha droge vazhdojnë të kalojnë nga brigjet shqiptare për në Itali dhe tëkapen nga Guardia di Finanza.
Vetëm gjatë natës së djeshme në Itali u kapën rreth 3,5 tonë kanabis:
– 1505 kilogramë kanabis u kapën nga Guardia di Finanza italiane në brigjet e Barit. Droga po transportohej nga Shqipëria për në Itali nga dy shqiptarë, të cilët u arrestuan nga policia;
– 2041 kilogramë kanabis u kapën në provincën e Ferraras, në Itali. Droga po transportohej nga një shqiptar 19 vjeçar, i cili u arrestua.
Kjo do të thotë se pavarësisht informacioneve të bëra publike nga Dosja e Habilajve, policia e shtetit dhe Qendra Ndërinstitucionale e Operacioneve Detare (QNOD) e cila duhet të monitorojë ujrat shqiptarë me anë të radarëve detarë vazhdojnë të dështojnë në kapjen e drogës brenda territorit të vendit tonë.