Vazhdon protesta kundër ligjit të importit të mbetjeve

Vazhdon protesta kundër ligjit të importit të mbetjeve

Pavarësisht se ligji për importin e mbetjeve është hequr nga rendi i ditës se seancën së sotme plenare, qytetarë dhe përfaqësues të AKIP vazhdojnë të protestojë përpara Parlamentit.

Me kartona të kuq në duar e me parulla si “Jo plehra në Shqipëri”, “Kundër importit të mbetjeve”, “Boll plehra ka Shqipëria”, protestuesit shprehen se do të protestojnë deri sa të jetë e nevojshme për të ndalur këtë ligj.

 

Protesta kunder ligjit te importit te mbetjeve - Foto © Exit
Protesta kunder ligjit te importit te mbetjeve – Foto © Exit
Protesta kunder ligjit te importit te mbetjeve - Foto © Exit
Protesta kunder ligjit te importit te mbetjeve – Foto © Exit
Protesta kunder ligjit te importit te mbetjeve - Foto © Exit
Protesta kunder ligjit te importit te mbetjeve – Foto © Exit

 

Një grup protestuesish, kryesisht anëtarë të  Aleanca kundër Importit të Plehrave kanë kaluar natën përpata parlamentit, në pritje të nisjes së seancës.

Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë ato dhe në mëngjes, dy protestues janë shoqëruar në rajonin e policisë. “Policia na nxori me forcë nga çadrat ku ishim mbledhur dhe na tha që nuk keni leje për të zhvilluar protestën”, deklaroi njëri prej tyre. Pak orë më vonë, protestuesit u liruan dhe ju bashkuan protestës.

Nuk dihet ende se në cilën datë do të votohet ligji i importit të plehrave. Ai u votua pak javë më parë me 63 vota, por Presidenti Nishani vendosi mosdekretimin e tij. Ligji duhej të diskutohej dhe votohej sërish javën e parë të nëntorit, por kreu i Kuvendit Ilir Meta nuk e përfshiu në rendin e ditës.

Artikuj të lidhur:

Historiku i ligjit për importin e plehrave – Exit shpjegon

Rrëfehet sharlatani i parë: Nuk dimë asgjë për importin e plehrave

Kryeministri i plehrave

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>