Veliaj ironi me Bashën: Dënon dhunën në SHBA, por e nxit në Tiranë

Nga Exit News
Veliaj ironi me Bashën: Dënon dhunën në SHBA, por e nxit në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e ka cilësuar si ‘hipokrizi’ qëndrimin e Lulzim Bashës ku dënonte dhunën e protestuesve në SHBA.

Sipas ti,j Basha dënon dhunën në SHBA, por e inkurajon atë në Shqipëri ‘sa herë humbet zgjedhjet’.

Në një postim në Twitter, Veliaj u shpreh:

“Është hipokrizi të dënosh dhunën në Uashington dhe të inkurajosh sistematikisht dhunën në Tiranë sa herë humbet zgjedhjet.”

Veliaj ironizoi Bashën duke thënë se shpreson se nuk do të nxisë dhunën kur të humbasë zgjedhjet e 25 prillit:

“Demokracia nuk ndërtohet me standarde të dyfishta Luli! Me shpresë këtë humbje të 5-të në 25 Prill e mbyll pa e djegur kryeqytetin.”

Mbrëmjen e 6 janarit, qindra mbështetës të Trumpit hynë në mënyrë të dhunshme në Kapitol, Kongesin amerikan, teksa po shqyrtohej certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Fillimisht Trump i bëri thirrje protestuesve të marshonin në Kapitol. Por kur ata thyen rrethimin dhe nisi dhuna, ai i bëri dy herë thirrje mbështetësve të tij që të qetësoheshin.

Ngapërplasjet me policinë, janë raportuar 4 viktima dhe mbi 50 persona të tjerë janë arrestuar.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>