Vendimi PS-LSI: Partitë Evropiane Popullore të ndërhyjnë për zgjidhjen e krizës

Vendimi PS-LSI: Partitë Evropiane Popullore të ndërhyjnë për zgjidhjen e krizës

Koalicioni PS-LSI vendosi sot të kërkojë ndihmën e Partive Popullore Evropiane për zgjidhjen e krizës në vend. Kështu deklaroi Kryetari i LSI-së Meta pas takimit me Kryeminsitrin Rama.

Zoti Meta tha se koalicioni qeverisës nuk do të paraqes kandidaturë për President pa konsensusin e opozitës. Megjithëse shumica ka gati 90 vota në Kuvend, ato nuk do ta zgjedhin Presidentin pa opozitën, u shpreh kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

Vendimit të koalicionit qeveritar për rolin ndërmjetësues te PPE-së, Zoti Basha i përsëriti kërkesën për qeveri teknike dhe tha se:

Me PPE ka kush flet, ju zgjidhi punët tuaja. Lërini demagogjitë dhe zgjidhni punët me socialistët. Ne jemi të hapur për dialog. Dialogu ka një objektiv: Qeveri teknike dhe mandati i saj për zgjedhje të lira e të ndershme.

Basha nuk është në situatë mosbesimi, Basha është në një situatë besimi. Në një situatë mosbesimi jeni ju, që jeni në një qeveri të inkriminuar, që nga kryeministrit e deri tek ministrat.Ne kemi vetëm një rrugë: Të ulemi e të diskutojmë për qeveri teknike dhe asnjë rrugë tjetër nuk ka.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>