Vetingu, KPK gjen pasaktësi në deklarimin e pasurisë së prokurorit Trenova

Vetingu, KPK gjen pasaktësi në deklarimin e pasurisë së prokurorit Trenova

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka gjetur pasaktësi në deklarimin e pasurisë së prokurorit të Apelit Tiranë, Gentian Trenova.

Në fund të seancës dëgjimore, relatorja e KPK, Brunilda Bekteshi u shpreh:

“ILDKPKI ka konstatuar se Trenova ka kryer deklarim të rreme. Prokurori Trenova ka mungesë të burimeve të ligjshme të pasurisë. Nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka një apartament në rrugën ‘Ferit Xhajko’, të cilit ia ka ndryshuar pronësinë duke e kaluar në emër të vjehrrit dhe vjehrrës.

Prokurori Trenova disponon dhe dhurata nga të afërmit dhe hua të dhëna nga motra dhe nëna. Gentian Trenova ka bërë deklarim të rremë në vlerën e 12 mijë eurove

Lidhur me dhurimet rezultoi se ka mungesë të dokumenteve ligjore që i vërtetojnë.”

Po ashtu, në lidhje me pastërtinë e figurës, pavarësisht se DSIK ka deklaruar se Trenova është i përshtatshëm për të vazhduar punën, KPK nga hetimet e saj, ka gjetur një dosje të prokurorit ku nuk janë mbyllur hetimet, megjitëse i arrestuari akuzohej për trafik droge.

Vendimi për konfirmimin në detyrë ose jo të Trenovës do të merret pas disa ditësh.

Gentian Trenova është pjesë e listës prioritare të vetingut, pasi ai është përzgjedhur me short për të qenë pjesë ë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Zoti Trenova është anëtari i dytë i KED që përballet me vetingun. Anëtarja e parë Altina Xhoxhaj nuk u konfirmua në detyrë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>