Vetingu, KPK shkarkon Elsion Sadikun, kandidat për KLP-në

Vetingu, KPK shkarkon Elsion Sadikun, kandidat për KLP-në

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra zëvendësProkurorin në Prokurorinë Korçë Elsion Sadiku.

Trupa që mori këtë vendim përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Sipas KPK-së, Sadiku nuk është i përshtatshëm për punë pasi ka pasur pasaktësi në deklarimin e të ardhurave dhe ka bërë hetim jo të plotë në të paktën dy raste.

Gjatë seancës dëgjimore, prokurori nuk mundi të justifikojë me burime të ligjshme financiare blerjen e një apartamenti dhe kompletimin me pajisje të klinikës dentare të bashkëshortes.

Ndërkohë lidhur me aspektin professional, KPK ka gjetur dy dosje ku Sadiku ka pushuar hetimet pa zbardhur çështjen deri në fund, edhe pse ka pasur dyshime të forta për vepër penale.

Elsion Sadiku ishte pjesë e listës prioritare të vetingut pasi kandidonte për një post në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>