Vetingu, kunati i dënuar për trafik droge, gjyqtari Dhimitri konfirmohet në detyrë

Vetingu, kunati i dënuar për trafik droge, gjyqtari Dhimitri konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë gjyqtarin e Apelit të Gjirokastrës Enton Dhimitri.

Trupa e përbërë nga  Xhensila Pine, Genta Tafa Bungo dhe  Pamela Qirko vendosën se gjyqtari ka burime të ligjshme për pasurinë e tij dhe ka aftësi profesionale të mira.

Lidhur me pastërtinë e figurës, KPK zbuloi se kunati i gjyqtarit rezultonte i dënuar në Greqi me 20 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike, por gjyqtari shpjegoi se nuk ka marrëdhënie me kunatin dhe se dënimin e tij e kishte mësuar shumë vonë.

Trupa gjykuese arsyetoi se “subjekti i rivlerësimit është i besueshëm në shpjegimet e tij për padijeninë e përfshirjes të personit të lidhur me krimin e organizuar.”

Gjyqtari Dhimitri është kandidat për anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>