Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dënoi presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç për deklaratën e tij të para 25 vjetëve në Parlamentin serb, vetëm 9 ditë pas masakrës së Srebrenicës nga ushtria serbe.
“9 ditë më praë, ne kujtuam Genocidin e Srebrenicës, dhe sot ne rikujtojmë deklaratën e tmerrshme të Aleksandër Vuçiç, ish ministrir të Millosheviçit, i cili tha, “për çdo serb të vrarë, ne do vrasim 100 myslimanë”. Djallit duhet t’i vëmë emrin që I takon”, shkroi Kurti në Twitter.
Pas vdekjes së 8, 372 myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë, në më pak se sa dy javë, dhe presionit ndërkombëtar, Vuçiç ishte ndër ata që e kërcënoi komunitetin ndërkombëtar të të mos kundërpërgjgijen ndaj Serbisë.
Vetëm 9 ditë pas gjenocidit të tmerrshëm, më 20 korrik 1995, Vuçiç i tha botës:
“Ejani dhe na bombardoni, vritni një serb dhe ne do të vrasim 100 myslimanë. Dhe atëherë do të shohim nëse komuniteti ndërkombëtar guxon të sulmojë serbët dhe ta trajtojë popullin serb në këtë mënyrë. “
Komuniteti ndërkombëtar reagoi vetëm katër vjet më vonë, kur Vuçiç ishte Ministër i Informacionit, këtë herë për të shmangur një genocid tjetër të mundshëm me përmasa të ngjashme në Kosovë. NATO bombardoi vendet e grumbullimit të ushtrisë serbe për t’i dhënë fund vrasjeve, spastrimit etnik, përdhunimeve të popullit të Kosovës.
Vuçiç filloi karrierën e tij politike si anëtar dhe në atë kohë deputet i Partisë Radikale Serbe, një parti e ekstremit të djathtë nacionalist serb me qëllim krijimin e një Serbia të Madhe në kurriz të vendeve fqinje.
Ai pastaj mbajti pozicionin e Ministrit të Brendshëm në regjimin e Milosheviçit gjatë masakrave në Kosovë, përfshirë Masakrën e Reçakut, në të cilën forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Masakra shkaktoi nisjen e bombardimeve të NATO-s.
Pas rrëzimit të Millosheviçit, ai u bë Ministër i Mbrojtjes, pastaj Kryeministër dhe President i Serbisë.
Vuçiç tani po e udhëheq Serbinë në dialogun me Kosovën. Ai ka punuar për një kohë të gjatë për një marrëveshje të shkëmbimit të kufijve, e cila duket se tani është përjashtuar nga axhenda e dialogut.
Vuçiç mohon që masakra e Reçakut të ketë ndodhur ndonjëherë. “E gjitha ishte sajuar nga ai mashtrues, mashtrues dhe mashtrues global, Walker,” ka deklaruar ai.
Deputetët e List Serbska, një parti politike kosovare e serbëve etnikë të kontrolluar nga Vuçiç, u larguan nga Parlamenti kur mbajti një minutë heshtje në 25 vjetorin e masakrës së Srebrenicës.