Vuçiç: Greqia na ka siguruar se nuk do të njoh Kosovën

Nga Exit News
Vuçiç: Greqia na ka siguruar se nuk do të njoh Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për PINK TV deklaroi se Greqia e ka siguruar se nuk do ta njohë Kosovën.

Ai shtoi se kishte disa ndryshime në marrëdhëniet Athinë -Prishtinë, duke aluduar për një afrimitet.

Unë pres të shoh, pasi që ka pasur disa ndryshime në marrëdhëniet, pavarësisht nëse është thjesht një zyrë tregtare ose ka një “pikë interesi” mes Prishtinës dhe Athinës. Do të shohim se si do të shkojë, pastaj do të informojmë publikun,” u shpreh Vuçiç.

Vuçiq konfirmoi se në ditët në vijim do të ketë “konsultime të rëndësishme” përsa i përket çështjes së Kosovës.

Ai nuk ka pranuar të komentojë mbi një zgjidhje franceze të marrëveshjes me Kosovën, pasi çdo gjë do të qartësohet në ditët në vijim.

Zgjidhja franceze i referohet raporteve nga analisti kosovar Artan Behrami se Franca, një aleate historike e Serbisë, ka kërkur një zgjidhje të ndërmjetme.

Marrëvshja kërkon pavarësi për Veriun e Kosovës, status të veçantë të Kishës Ortodokse Greke në këmbim të njohjes nga Greqia dhe liberalizimin e vizave.

Aktualisht, dialogu Kosovë- Serbi pritet të udhëhiqet nga BE-ja, me një zbehje të rolit të SHBA-ve, diçka që është theksuar dhe kritikuar nga partitë opozitare në Kosovë.

Krerët e AAK dhe PDK, Rramush Haradinaj dhe Lumir Abdixhiku, kanë kërkuar me çdo kusht ndërmjetësim të dialogut nga SHBA-ja.

Vuçiç pritet të takohet me Kurtin në qershor, në një takim të ndërmjetësuar nga Brukseli.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>