Yuri Kim apel liderëve politik në Shqipëri të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre

Nga Exit News
Yuri Kim apel liderëve politik në Shqipëri të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim u bëri thirrje të martën liderëve politik në Shqipëri të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Ajo  komentoi në ABC përplasjet e ndodhura në Elbasan mes PD dhe PS dhe zhvillimet para zgjedhjeve.

Ajo tha se liderët nuk duhet të nxisin “njerëzit të nxjerrin armët”.

“Mendoj se është shumë e dukshme që dhuna në politikë është e papranueshme. E di që dhuna politike ka qenë pjesë e historisë së Shqipërisë, por kjo është në të shkuarën. Tani mendoj që është një Shqipëri ndryshe”, tha Kim.

“Mendoj që drejtuesit kanë një përgjegjësi  të veçantë në fjalët dhe në veprimet e tyre. Jo vetëm që ta dënojnë dhunën, por edhe që ta parandalojnë atë”, shtoi ajo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>