
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve Matthew Palmer do të takojë online sot, 6 prill, Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e PD-së Basha për zgjedhjet e 25 prillit. Lajmin e dha Ambasada e SHBA-ve në Facebook:
“Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit”.
Sipas njoftimit të Ambasadës, Palmer “do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi”.
“Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA”, shtoi ambasada.