Viti 2019 ka qënë një vit i vështir për gazetarët në Shqipëri. Ata janë kërcënuar fizikisht dhe verbalisht. Kjo u pasqyrua edhe në raportin e Këshillit të Evropës dhe Qendrës Evropiane të Shtypit dhe Lirisë së Medias.
Kërcënimet u bënë edhe në formën e presionit ekonomik, të fushatave të shpifjeve, kërcënimeve adminsitrative dhe gjyqësore dhe përdorimit të diplomatëve shqiptarë për të ushtruar presion tek portalet evropiane të lajmeve.
Më poshtë kemi listuar disa shembuj të dokumentuar kërcënimesh ndaj gazetarëve, gazetarisë dhe lirisë së shprehjes në vend:
Alice Taylor, gazetarja e Exit News u sulmua nga disa portale të qeverisë. Ata e quajtën Taylor spiune ruse dhe gazetare të paguar nga opozita. Ata gjithashtu sulmuan partnerin e saj, duke e quajtur “militant të dhunshëm”, “bodigard të Bashës” dhe thanë se ai është në kërkim nga policia.
Disa ditë pas nisjes së fushatës së shpifjeve — ajo ishte 6 muajsh shtatëzënë — leja e saj e qendrimit nuk u miratua nga Ministria e Brendshme. Taylor paditi dhe fitoi çështjen kundër Policisë Kufitare — gjykatësi vendosi se veprimet e institucionit ishin të paligjshme.
Erion Skendaj, gazetar i News 24 u sulmua pasi raportoi se policia hodhi gaz lotsjellës në drejtim të tij gjatë protestës së opozitës kundër qeverisë më 28 mars. Si pasojë ai pati dëmtime të të dëgjuarit në një vesh. Ai thas se nuk po bënte asgjë dhe kishte të veshur xhaketën me logon e televizionit ku punon dhe kartë të dukshme identifikimi.
Basir Collaku u kërcënua me vdekje në një bisedë telefonike drejtpërsëdrejti në Report Tv. Collakun e lajmëruan të “mbyllte gojën” ose do të “hante një plumb pas koke”, nëse fliste prapë për drogën. Collaku ishte gazetari, i cili publikoi informacionet që lidhnin Ish-Ministrin e Bredshëm Saimir Tahiri me trafikun e drogës.
Më 13 prill 2019, Policia e Shtetit hodhi gaz lotsjellës në drejtim të turmës gjatë një proteste në Tiranë, duke prekur disa gazetarë. Eliza Gjediku, gazetare e televizionit Tema Tv u dërgua në spital.
Gazetari Ylli Rakipi u kërcënua disa herë me vdekje pasi publikoi të dhënat mbi një korrupsion të madh në lidhje me tenderit për ndërtimin e Unazës së Madhe. Kryeministri Edi Rama e paditi Rakipin për shpifje, gjyqi vazhdon ende.
Artur Cani u ndalua të filmonte një aktivitet publik të Kryebashkiakut Veliaj në Parkun e Liqenit në Tiranë. Bodigardët e Kryebashkiakut ndërhynë dhe u përpoqën t’i merrnin telefonin, përpara se ta kërcënonin dhe të thërrisnin policinë.
Nikollë Lesi, pronar dhe kryeredaktor i gazetës “Koha Jonë” u sulmua nga policia dhe u ndalua të kryente punën e tij. Ai deklaroi se gjatë protestave kundër qeverisë policia u përpoq ta arrestonte gjatë rrugës për në redaksi. Policia e ndoqi, e ndaloi dhe u përpoq ta arrestonte, pa i dhënë asnjë arsye.
Ola Xama, gazetare e TV Klan u sulmua verbalisht dhe fizikisht nga Garda e Republikës, jashtë godinës së Kryeministrisë. Ajo po priste të intervistonte dikë. Gardistët e shtynë në rrugë dhe e sulmuan verbalisht.
Dorjana Bezati, gazetare e News24 iu ndalua me forcë të raportonte mbi përdorimin e gazit lotsjellës nga policia për të nxjerrë jashtë nga shtëpitë e tyre qytetarët e thjeshtë dhe për t’i hapur rrugë ndërtimit të një rrugë. Kamera iu bllokua dhe ajo u kërcënua me arrest me burg nëse do të vazhdonte të raportonte.
Renaldo Salijani u sulmua nga bodigardët e ish-prokurores së Përgjtihshme Arta Marku kur po përpiqej të merrte një deklaratë tësaj. Marku e pa ngjarjen dhe nuk ndërhyri dhe nuk e dënoi sjelljen e punonjësve të saj.
Një punonjëse e Bashkisë së Tiranës e quajti gazetaren Alice Taylor, të Exit News, “karrem” dhe publikoi detaje nga jeta e saj private në median sociale.
Një hetim i Exit News tregoi se ambasadat shqiptare dhe stafi diplomatik shqiptarë në Francë dhe në Austri u përdor nga qeveria për të frikësuar editorët e portaleve evropiane të lajmeve, me qëllim mos raportimin e protestave në vend.
Gazetari i medias gjermane Bild, Peter Tiede publikoi përgjime të prokurorisë ku dëgjohej se si zyrtarë të lartë socialistë në bashkëpunimin me organizatat kriminale vidhnin votat gjatë zgjedhjeve të përgjithshme 2017 dhe zgjedhjeve të pjesshme vendore në 2016 në Dibër. Kryeministri tha se do ta padiste Peter Tiede për shpifje, por kjo nuk ndodhi asnjëherë.
Më 29 qershor 2019, një gazetar dhe një kameraman i televizionit News 24, enver Doçi u sulmuan nga policia ndërsa po regjistronin arrestimin e një protestuesi në Dibër. Policia e rrahu në këmbë dhe në duar. Gjatë sulmit, telefoni i tij u shkatërrua dhe u konfiskua nga policia.
Makina e publicistit Fatos Lubonja u sulmua me një gur. Policia e mohoi aktin e vandalizmit dhe tha se kjo nuk ka lidhje me punën e Lubonjës. Por Lubonja tha se sulmuesi u frymëzua nga gjuha e vazhdueshme denigruese e Kryeministrit në drejtim të gazetarëve.
Në gusht u mbyllën, dy emisone kritike me Kryeministrin Edi Rama — emisioni i gazetarit Ylli Rakipit, “Të Paekspozuarit”, dhe emisioni i gazetari Adi Krasta “Krasta/A Show”. Të dyja emisionet transmetoheshin në News 24.
Në media u raportua se emisionet u mbyllën pasi pronari i News 24 Irfan Hysenbelli u kërcënua nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku Erion Veliaj. Më 19 korrik 2019, gazetari Artur Cani deklaroi se Kryeministri Edi Rama gjatë një takim me pronarin e News 24 i kërkoi atij mbylljen e emisioneve, dhe heqjen e gazetarit Ylli Rakipi.
Gjithashtu një listë me të gjitha ofendimet e përdorura nga Kryeministri Rama në drejtim të gazetarëve e gjeni këtu.