Basha i përgjigjet Ramës: Qepe! Mjaft më me sulme prej Don Kishoti

Basha i përgjigjet Ramës: Qepe! Mjaft më me sulme prej Don Kishoti

Për aq kohë sa Edi Rama mban në politikë Rroshin, Bushin, Prengën, dhe kriminelët e tjerë, përbetimet e tij për drejtësi dhe veting janë përralla, – iu përgjigj Kryetari i opozitës Lulzim Basha akuzave të Kryeministrit Edi Rama.

Mjaft më me sulmet e turpshme prej Don Kishoti ndaj politikanëve më të lartë nga Amerika në Austri, në Gjermani, në Hollandë, në Greqi e kudo. Mjaft më, duke shpallur armik opozitën dhe shumicën e popullit tënd, – vazhdoi Zoti Basha.

Ai i kërkoi të kryeministrit të shkarkojë Kryetarin e Bashkisë Kavajë Elvis Roshin, një person i dënuar për përdhunim dhe trafik droge në Itali.

Kryetari i PD-së i bërri thirrje kryeministrit Rama të mos fshehi dhe mbështesi më drogën sepse çdo qytetarë do një Shqipëri pa krim, pa korrupsion dhe me zgjedhje të lira e të ndershme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>