Serbia ka vaksinuar 256 521 persona që nga nisja e vaksinimit, ndërsa të hënën janë vaksinuar 37 542 persona.
Serbia është vendi i parë në rajon që ka nisur një proces masiv vaksinimi.
Vaksinat që po përdor Serbia janë, vaksina kineze Sinopharm, SputnikV e rusisë dhe Pfizer.
Po ashtu Serbia dërgoi një sasi dozash të vaksinës kundër koronavirusit në veri të Kosovës në fund të dhjetorit.
Por nga qeveria e Kosovës u konsiderua si akt “joligjor” duke paralajmëruar edhe masa.
Më pas BE i kërkoi Kosovës dhe Serbisë që të bashkëpunojnë për vaksinimin kundër koronavirusit.
Në 24 orëve të fundit në Serbi u regjistruan mbi 1 500 raste të reja me COVID-19 dhe 19 viktima.
Serbia regjistron mbi 3 900 viktima, ndërsa deri tani janë regjistruar 385 mijë persona pozitivë.
Të dielën Serbia deklaroi se kanë gjetur edhe raste të variantit të ri të Covid-19.