256 mijë persona vaksinohen në Serbi kundër Covid-19

Nga Exit News
256 mijë persona vaksinohen në Serbi kundër Covid-19

Serbia ka vaksinuar 256 521 persona që nga nisja e vaksinimit, ndërsa të hënën janë vaksinuar 37 542 persona.

Serbia është vendi i parë në rajon që ka nisur një proces masiv vaksinimi.

Vaksinat që po përdor Serbia janë, vaksina kineze Sinopharm, SputnikV e rusisë dhe Pfizer.

Po ashtu Serbia dërgoi një sasi dozash të vaksinës kundër koronavirusit në veri të Kosovës në fund të dhjetorit.

Por nga qeveria e Kosovës u konsiderua si akt “joligjor” duke paralajmëruar edhe masa.

Më pas BE i kërkoi  Kosovës dhe Serbisë që të bashkëpunojnë për vaksinimin kundër koronavirusit.

Në 24 orëve të fundit në Serbi u regjistruan mbi 1 500 raste të reja me COVID-19 dhe 19 viktima.

Serbia regjistron mbi 3 900 viktima, ndërsa deri tani janë regjistruar 385 mijë persona pozitivë.

Të dielën Serbia deklaroi se kanë gjetur edhe raste të variantit të ri të Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>