Një javë pas nisjes së vitit të ri shkollor dhe rikthimit të nxënësve në shkolla, të paktën 65 mësues janë infektuar me Covid-19.
Numri i mësuesve pritet të jetë më i lartë, pasi në shumë shkolla ende nuk kanë dalë rezultatet e mësuesve të testuar pas zbulimeve të rasteve të para.
Sipas informacioneve të deritanishme, janë infektuar:
- 5 mësues në Bulqizë,
- 8 mësues në Berat,
- 4 mësues në Poliçan,
- 12 mësues të infektuar në Ersekë,
- 9 mësues, edukatorë dhe sanitarë të infektuar në Sarandë,
- 3 mësues dhe edukatorë të infektuar në Delvinë,
- 2 mësuese në Vlorë,
- Të paktën 10 mësues të infektuar në shkollën ‘Jeronim De Rada’ në Tiranë,
- Të paktën 5 mësuar të infektuar në shkollën ‘Petro Nini Luarasi’ në Tiranë,
- Të paktën 3 mësues të infektuar në shkollën ‘Ismail Qemali’ në Tiranë,
- 1 mësuese në Gjirokastër,
- 1 mësues në shkollën 17 shkurti në Tiranë,
- 2 mësues në institutin e fëmijëve që nuk dëgjojnë në Tiranë .
Ndërkohë Ministria e Arsimit nuk ka bërë asnjë deklaratë për situatën e infektimeve në shkolla.
Përpara fillimit të vitit shkollor, ministria publikoi udhëzimet për zhvillimin e mësimit në shkolla, por siç Exit News ka sqaruar më parë, udhëzimi kishte mangësi dhe nuk garantonte respektimin e masave bazike kufizuese për përhapjen e Covid-19 si ruajtja e distancës sociale dhe e higjienës personale.
Edhe opozita kritikoi planin e qeverisë për nisjen e mësimit dhe kërkoi testmin paraprak dhe të shpeshtë të të gjithë mësuesve, si mënyrë për të mos vënë në rrëzik mësuesit, nxënësit dhe familjet e tyre.
Ministria e Arsimit nuk bëri asnjë koment apo reagim ndaj kritikave dhe sygjerimeve.