Protestat për vdekjen e Klodianit, Gjykata lë në burg disa protestues

Nga Exit News
Protestat për vdekjen e Klodianit, Gjykata lë në burg disa protestues

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për tre persona që janë ndaluar gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës.

Pasi policia shoqëroi qindra persona në protestat e katër ditëve të fundit, gjykata ka lënë në burg 3 protestues ndërsa 5 në “arrest shtëpie”, raporton “News 24”.

Sipas avokatit të popullit, policia ka shoqëruar 306 protestues në 4 protestat për vrasjen e Klodian Rashës që u zhvilluan në Tiranë.

Mes të shoqëruarve ka patur 117 të mitur të cilët janë lënë të lirë më vonë.

Ditën e nesërme Gjykata e Tiranës pritet të caktojë masën e sigurisë për të arrestuarit e tjerë që ndodhen në komisariate.

Më herët, Policia e Shkodrës ka njoftuar se ka proceduar penalisht kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi dhe 7 qytetarë të tjerë si organizatorë të protestës së një ditë më parë.

Gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës pati tension mes protestuesve dhe policëve. Këta të fundit përdorën gaz lotsjellës, spraj djegës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Qeveria ka akuzuar protestuesit se janë paguar nga presidenti dhe ish-kryeministri Berisha për të nxitur dhunë.

Protestuesit kanë paralajmëruar edhe sot protestë në orën 18:00. Ata kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>