Rama për letrën e ambasadës franceze: Nuk kam sulmuar asnjë aleat

Nga Exit News
Rama për letrën e ambasadës franceze: Nuk kam sulmuar asnjë aleat

Kryeministri Edi Rama reagoi të dielën në Facebook për letrën e ambasadës franceze, e cila hodhi poshtë deklaratat e kryeministrit për BE.

Duke iu përgjigjur komentuesve në Facebook, Rama u shpreh se nuk ka sulmuar asnjë aleat. Rama tha:

“Unë nuk kam sulmuar asnjë aleat dhe aq me pak Francën në rastin konkret! As nuk e kam harruar dhe nuk e harroj që Bashkimi Europian e ka ndihmuar Shqipërinë, qysh se vendi ynë doli nga burgu i diktaturës e deri me sot. Përkundrazi, e kam çmuar dhe e çmoj pa lëkundje Bashkimin Europian, për njëmijë e një arsye, përfshirë pa dyshim edhe ndihmën e paçmuar qe i jep Shqipërisë tash 30 vjet”.

Por kryeministri i ka qëndruar deklaratës së tij të mëparshme se vendimet e vendeve anëtare të BE “janë egoiste”.

Rama u shpreh se lënia jashtë e vendeve të rajonit në shpërndarjen e vaksinës nuk ka asnjë justifikim. Ai argumentoi:

 “Unë kam folur për një heshtje konkrete në një situate konkrete, lidhur me vaksinën dhe nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë! Lenia jashtë e vendeve te rajonit tonë në shpërndarjen e vaksinës kundër Covidit nga ana e BE, nuk ka asnjë justifikim në asnjë plan dhe ketë e kupton çdokush që bën sikur s’kupton”.

Në letrën e saj ambasada ka hedhur poshtë këtë deklaratë duke kujtuar se BE-ja është një ndër donatorët më të mëdhenj të Shqipërisë.

Më herët Kryeministri është shprehur kundër vendimit për vënien në dispozicion të 70 milionë eurove nga KE për Ballkanin Perëndimor për të blerë vaksina.

rama
rama

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>