Nënkryetari i LSI Petrit Vasili akuzoi të dielën kryeministrin Edi Rama se është kundër integrimi të Shqipërisë në BE.
Në një deklaratë për mediat Vasili tha se retorika që përdor kryeministri “demonzion BE-në”.
Sulmet dhe akuzat e Vasilit ndaj kryeministrit vijnë pas deklaratave të këtij të fundit ndaj BE për vaksinimin.
Rama e ka cilësuar si të pajustifikueshëm dhe egosit vendimin e BE për shpërndarjen e vaksinave, duke thënë se BE nuk i ka mbështetur vendet e rajonit me vaksinimin.
Gjatë deklaratës për mediat Vasili u shpreh:
“Njëherazi dhe mashtrimi sistematik pse jo demonizimi i BE ka pasur një qëllim akoma më të lig. Për të krijuar një ndjenjë armiqësore të shqiptarëve ndaj BE. Është shumë e qartë kjo strategji e Edi Ramës është një alibi e mirëfilltë për të justifikuar veprimet e tij anti europiane dhe orientimin e tij drejt realiteteve të tjera që nuk janë europiane e që nuk mbartin për hiçgjë asnjë nga vlerat shumë të rëndësishme të të gjithë Evropës”.
Ndaj deklaratave të kryeministri reagoi dhe ambasada franceze më një letër, ku kundërshtonte Ramën, duke thënë se BE është një nga donatorët me të mëdhenj.
Në lidhje me këtë Rama reagoi të dielën duke thënë se nuk ka sulmuar asnjë aleat, por theksoi se i qëndron mendimit të tij se sjellja e BE është e pajustifikueshme.