Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç bisedoi të mërkurën me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, ku mes të tjerash diskutuan dhe për Kosovën.
Presidenti rus Vladimir Putin ka përsëritur qëndrimin e Rusisë se ‘duhet punuar për një zgjidhje të ekuilibruar për çështjen e Kosovës, që do të miratohet më pas nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, raporton Russian News Agency.
Putini tha se Serbia ka mbështetjen e Rusisë në këtë çështje, por edhe në të tjera.
Mbi 60 shtete kundërshtojnë njohjen e Kosovës. Midis tyre janë Rusia, India, Kina dhe pesë shtete anëtare të BE-së.
Pak ditë më parë Izraeli e njohu Kosovën. SHBA e përshëndeti vendimin, ndërsa Serbia shprehu pakënaqësi.
Në mars 2021 bëhet 10 vjet që prej nisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Dialogu u ndërpre në fund të vitit 2018, pas vendosjen e taksës 100 përqind nga qeveria e Haradinajt mbi mallrat nga Serbia.
Më vonë, qeveria Kurti vendosi masa reciprociteti ndaj Serbisë, por këto të fundit u hoqëm nga Qeveria e Hotit, për të mundësuar vazhdimin e dialogut.
Deri më tani palët kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e raporteve ekonomike, por bisedimet shpeshherë janë ndalur dhe ende nuk ka një dakordësi përfundimtare.