Liderët e Ballkanit Perëndimor takohen më 18 maj në Bruksel, Kurti dhe Vuçiç në një tryezë

Nga Exit News
Liderët e Ballkanit Perëndimor takohen më 18 maj në Bruksel, Kurti dhe Vuçiç në një tryezë

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen javën e ardhshme në Bruksel në një darkë pune të thirrur nga kreu i dipolomacisë së BE-së Josep Borrell.

Ky pritet të jetë takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, raporton KosovaPress.

Takimi joformal do të zhvillohet më 18 maj dhe këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu.

Ai thotë se ky takim nuk do t’i paraprijë rifillimit të dialogut, por vetëm do t’i shërbejë komunikimit dhe diskutimit të të gjithë liderëve të rajonit me BE-në, për interesat e përbashkëta.

“Do të takohen të gjithë përfaqësuesit, përkatësisht liderët e Ballkanit Perëndimor. Ky lloj organizimi i shërben komunikimit dhe diskutimit ndërmjet të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian mbi ato që konsiderohet interesa dhe qëllime të përbashkëta”, ka deklaruar Kryeziu.

Synimi i takimit do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve bilaterale midis shteteve.

Kjo do të jetë edhe vizita e parë në Bruksel e kryeministrit Rama pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>