
Ambasada e SHBA në Prishtinë ka përshëndetur njohjen e Kosovës nga Izraeli të hënën.
“Kur partnerët tanë janë të bashkuar, SHBA-ja është më e fortë. Përgëzime Kosovës dhe Izraelit”, thuhet në postimin e Ambasadës.
Izraeli ka njohur, të hënën, pavarësinë e Kosovës dhe dy vendet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike mes tyre.
Izraeli bëhet shteti i 117 që njeh pavarësinë e Kosovës.
Përmes një ceremonie online dy vendet nënshkruan marrëveshjen për hapjen e ambasadave dhe rritjen e bashkëpunimit mes tyre.
Kosova ka rënë dakord të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe të hapë ambasadën e saj në Jeruzalem, në marrëveshjen e dakordësuar me presidentin Trump në 4 shtator.