Ambasada amerikane në Prishtinë përshëndet njohjen e Kosovës nga Izraeli

Nga Exit News
Ambasada amerikane në Prishtinë përshëndet njohjen e Kosovës nga Izraeli

Ambasada e SHBA në Prishtinë ka përshëndetur njohjen e Kosovës nga Izraeli të hënën.

“Kur partnerët tanë janë të bashkuar, SHBA-ja është më e fortë. Përgëzime Kosovës dhe Izraelit”, thuhet në postimin e Ambasadës.

Izraeli ka njohur, të hënën, pavarësinë e Kosovës dhe dy vendet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike mes tyre.

Izraeli bëhet shteti i 117 që njeh pavarësinë e Kosovës.

Përmes një ceremonie online dy vendet nënshkruan marrëveshjen për hapjen e ambasadave dhe rritjen e bashkëpunimit mes tyre.

Kosova ka rënë dakord të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe të hapë ambasadën e saj në Jeruzalem, në marrëveshjen e dakordësuar me presidentin Trump në 4 shtator.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>