Arsimi sipas Edi Ramës dhe Lulzim Bashës

Arsimi sipas Edi Ramës dhe Lulzim Bashës

Sot më 7 mars, në 130-vjetorin në Mësonjtores së parë shqipe, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të folur për asimin.

Kryeministri Rama, nga qyteti i Korçës, uroi në mënyrë të veçantë ministren e Arsimit Lindita Nikollën:

“Urim i posaçëm për 7 marsin është për një mësuese, shembull i jashtëzakonshëm sipas meje për të gjithë, për Lindita Nikollën. Ajo si ministre po provon se një mësuese e mirë mund të bëjë për arsimin atë që një dyzinë burrash me grada të larta shkencore se bënë dot në këto 20 e kusur vite.”

Ndërkohë kreu i opozitës Lulzim Basha, gjatë një takimi me mësues në çadrën e protestës, tha se pedagogët, mësuesit e studentët janë braktisur e nëpërkëmbur, në katër vite të qeverisë Rama.

“Jemi kombi, ku familjarët  harxhojnë më shumë se çdo komb tjetër për arsimin. Shqiptari heq nga buka e gojës për të investuar në arsimimin  e fëmijëve.

Përkundër këtij modeli historik që na nderon si komb, qeveria e Ramës ndërtoi antimodelin e vesit më të pistë në historinë tonë kombëtare. Në vend të modelit të pedagogut, mësuesit, studentit, nxënësit, shkencës, ai solli modelin e diplomës falso, modelin e të pashkollit, nepotizimit, të korruptuarit dhe gjëma më e madhe, modelin e kriminelit me pushtet. Kurrë më parë në histori nuk ka rënë kaq poshtë figura e mësuesit, figura e pedagogut.

Kurrë më parë nxënësit nuk kanë qenë kaq të braktisur, të harruar, kaq të lënë pas dore dhe në mëshirë të fatit nga një qeveri që ka ngritur në piedestal modelin e krimit dhe kriminelit në pushtet.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>