Basha: Çdo akt ndaj Teatrit Kombëtar është akt lufte, do përgjigjemi në mënyrën e merituar

Nga Exit News
Basha: Çdo akt ndaj Teatrit Kombëtar është akt lufte, do përgjigjemi në mënyrën e merituar

Teatri Kombëtar është vija e kuqe. Çdo akt ndaj tij është akt lufte ndaj qytetarëve dhe do të marrin përgjigjen e merituar.

Kështu deklaroi kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp pas takimit me Alencën për Mbrojtjen e Teatrit.

Ai pohoi se Partia Demokratike do vazhdojë ta mbështesë këtë kauzë duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mbrojnë këtë monument.

Basha tha se nëse qeveria do të preki Teatri Kombëtar, do të ketë zjarr në çdo intitucion.

“Ata duan të vjedhin në kohë pandemie, le të presin zjarr në çdo institucion të zaptuar”

Ditën e enjte, Erion Veliaj i ka kërkuar Këshillit Bashkiak të miratojë në mënyrë të paligjshme të një akt–ekspertize të Institutit të Ndërtimit për Teatrin Kombëtar.

Këshilli Bashkiak do të vendosë  të hënën më 18 maj, për shembjen e Teatrit Kombëtar. Exit publikoi më herët Aktin i ekspertizës, i cili  është i hartuar në rrethana të dyshimta dhe pa oponencë teknike.

Nga ana tjetër, Presidenti Meta sot dërgoi në Gjykatë Kushtetuese vendimin e qeverisë për kalimin e truallin e TK, në pronësi të Bashkisë, vendim i cili i hap rrugë prishjes së tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>