Basha dhe Kryemadhi urojnë festën e ‘Sulltan Novruzit’

Nga Exit News
Basha dhe Kryemadhi urojnë festën e ‘Sulltan Novruzit’

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi uruan të hënën festën e Sulltan Novruzit.

Basha vizitoi Kryegjyshatën e Bektashinjve dhe Baba Mondin.

Basha uroi Baba Mondin dhe të gjithë besimtarë bektashinj duke thënë se “uroj që kjo ditë të jetë një ogur i mirë për fitoren e shpresës mbi dëshpërimin”.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi uroi festën të hënën nga  Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve  në Tiranë.

Në një prononcim për gazetarët, Kryemadhi tha se “harmonia fetare është forca më e madhe që karakterizon shqiptarët”.

“Ju uroj gëzuar edhe juve që gjithmonë jeni njerëzit në terren dhe transmetoni pozitivistet tek njerëzit. Mbarësi dhe ditë më të mira do të vijnë për shqiptarë”, tha Kryemadhi.

Po ashtu edhe Presidenti Ilir Meta uroi besimtarët duke theksuar se kjo ditë do të sjellë pranverën në zemrën e çdo shqiptari.

Kryeministri Edi Rama po ashtu uroi në një status në Facebook të gjithë besimtarët, duke shkruar:

“Gëzuar Ditën e Sulltan Nevruzit të gjithë Komunitetit Bektashian”.

Ndërsa kryeparlamentari Gramoz Ruçi përmes një letre drejtuar kryegjyshit Edmond Brahimaj shkroi se “bektashinjtë kanë treguar për vite të tera tolerancë e paqe”.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj i uroi besimtarët festën e Sulltan Novruzit.

Në një mesazh nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, Kryegjyshi Haxhi Dede Edmond Brahimaj u shpreh se pandemia “nuk na ka penguar të jemi shpirtërisht pranë njëri-tjetrit. Do i kalojmë këto ditë të vështirë për t’u bashkuar. Zoti na bekoftë të gjithëve”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>