Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përgëzoi vendimin e Bankës së Shqipërisë për të pezulluar pagesën e kredive nga qytetarët dhe bizneset për 3 muaj, si masë kundër përhapjes së koronavirusit.
Basha theksoi se është e nevojshme që qeveria të marrë masa emergjente, por dhe të jetë pranë qytetarëve, operatorëve ekonomikë e sidomos biznesit të vogël, përmes lëshimeve të tilla si pezullimi i pagesës së kredive dhe heqjen e gjobave për mospagimin e kredisë në afat.
Këto vendime shmangin radhët e gjata në banka.
Partia Demokratike ka bërë që dje publike një sërë masash ekonomike për të mbështetur bizneset dhe qytetarët në këto momente kur shumë aktivitete janë pezulluar:
– Pezullimin e fshirjen e pagesave të energjisë elektrike dhe të ujit për bizneset dhe familjarët në zonat e prekura;
– Të mos ndërpritet energjia edhe ujë për ata që nuk arrijnë dot të paguajnë;
– Kompanitë të mos paguajnë sigurime shëndetësore për tre muaj dhe shlyerjen e pagesave më pas me këste 12 mujore;
– Përjashtimin nga tatim-fitimi i kompanive për 6 deri në 12 muaj;
– Përjashtimin nga taksat dhe tarifat vendore për 3 muaj;
– Përjashtimi nga gjobat dhe kamat-vonesat për 3 muaj dhe 6 muaj për sektorin e turizmit, fasonë dhe call center.
Për t’u informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:
– 9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)
– Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)
– Kush dhe si duhet të vetë-karantinohet? (kliko këtu)
– Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)
– Të gjitha masat e qeverisë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit (kliko këtu)