Kreu i PD-së Lulzim Basha e quajti vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar ‘vjedhjen më të dhunshme që Rama po i bën qytetarëve’.
Duke ndarë në Twitter mesazhin e organizatës Europa Nostra që kundërshton shembjen e teatrit, Basha theksoi se:
‘Grabitja e TK në mes të pandemisë është akt lufte ndaj shoqërisë dhe ekonomisë që po rrënohen nga Ramavirusi: varfëri masive, krizë e thellë, papunësi e lartë, institucione të kapura dhe korrupsion rekord’.
Basha kaloi natën me artistët dhe qytetarë në oborrin e Teatrit Kombëtar, në shenjë proteste kundër prishjes së tij.
Opozita e bashkuar është shprehur e vendosur për të mbështetur artistët deri në fund dhe për të mos lejuar shembjen e teatrit.
Mbrëmjen e 14 majit, Këshilli Bashkiak miratoi në mënyrë të fshehtë dhe në shkelje të procedurave vendimin për shembjen e teatrit.
Exit News ka argumentuar se ky është një vendim në shkelje të ligjit.